Në Bruksel sot zhvillohen bisedimet për statusin e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Diplomatët nga Bashkimi Europian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara zhvillojnë sot në Bruksel një raund tjetër bisedimesh lidhur me të ardhmen e Kosovës, ndërkohë që afrohet 10 dhjetori kur skadon afati i negociatave.Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Volfgang Ishinger, tha se negociatorët kanë bërë gjithçka mundën për të afruar pozicionet e Prishtinës dhe të Beogradit.
Negociatat e sotmeper statusin do të nisin me takimet e ndara të Treshes ndërmjetësuese - me delegacionin e Prishtinës dhe atë të Beogradit. Takimi me përfaqësuesit e Prishtinës pritet të zhvillohet deri në mesditë ndërsa me ata të Beogradit pas orës 12.00. Këto takime do të zgjasin nga një orë, kurse pasdite është paraparë edhe një takim direkt i dy delegacioneve. Sipas ftesës zyrtare, takimi do t'u mundësojë palëve që të vazhdojnë bisedimet për statusin e Kosovës dhe se negociatat do të zhvillohen në bazë të parimeve prej 14 pikash, por edhe për propozime të tjera për të cilat palët shprehin dëshirën.
Shtuar më 20/11/2007, ora 17:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori