Në Baden vazhdon takimi mes Prishtinës dhe Beogradit
Pëlqej
Albeu.com
Sot në Baden afër Vjenës vazhdon takimi treditor që është i fundit i bisedimeve shtesë i Treshes ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit. Pas takimit të djeshëm, zëdhënësi i Ekipit të Unitetit, Skender Hyseni ka thënë së, palët i kanë paraqitur qëndrimet e njohura për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
"Të dyja palët nuk prezantuan asgjë të re. Beogradi foli për autonominë substanciale, ndërsa pala kosovare edhe një herë e paraqiti në mënyrë të detajuar vizionin e saj për partneritetin e Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane, partneritet që do rezultojë me bashkëpunim të ngushtë në gjitha fushat", tha ai. /rtk/
Shtuar më 27/11/2007, ora 16:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori