Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe
ndëshkuar me masë
administrative 1307 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Janë evidentuar dhe
ndëshkuar me masën
administrative 3.000 lekë secili, 1303 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë
ndëshkuar me masën
administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa
administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë
ndëshkuar me masën
administrative 10.000 lekë secili.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 15:21