Nam me gjoba, policia bllokon 35 leje drejtimi në Tiranë
Në 24 orët e fundit në Tiranë policia ka bllokuar 35 leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve me radar, janë konstatuar shpejtësi deri në 183 km/h në kulmin e trafikut në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt si dhe janë vendosur 88 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 për parakalime ë gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Shtuar më 12/08/2020, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori