Nait Hasani, ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë
Nait Hasani do të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë. Ai u prit sot nga Presidenti Ilir Meta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
"Vlerësuam se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi midis dy vendeve është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike" shkruan Meta.

Presidenti nënvizon se liberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm, dhe duhet të realizohet sa më parë.

Deri tani, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri ka qenë, Sylë Ukshini, i cili u vu në atë pozicion pas arrestimit të Sylejman Selimit.



Shtuar më 04/11/2019, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori