Naftëtarët paralajmërojnë grevë urie: Qeveria u tall me ne!
Edhe këtë të hënë, naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë para Uzinës, pasi ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me pagat e tyre të prapambetura.

Ata kanë paralajmëruar se po presin një reagim dhe se nuk do të ndalen nga protesta pa marrë një zgjidhje. Të vendosur për të marrë atë çka i takon naftëtarët paralajmërojnë të përshkallëzojnë edhe më tej qëndresën e tyre, duke u futur në grevë urie.

Kreu i Sindikatës Sokol Dautaj u shpreh para mediave se ai do të jetë i pari që do të futet në grevë urie, pasi kjo është e vetmja alternativë.

“Qeveria jonë u tall me ne edhe në Tiranë nuk na pritën. Të gjithë hiqen si pronarë, por asgjë, ndërrohen çdo 6 muaj”- tha Dutaj.
Shtuar më 28/09/2020, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori