Balla nuk kursen kritikat për Ardi Veliun: Sa shefa kape me “presh në duar”?

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi sot një takiimme drejtuesit e policisë së shtetit, ku ndau detyrat dhe prioritetet.
Nuk munguan as kritikat.

Teksa u ndal te dhuna e Rrajave për guroren në Borizanë, ,Balla i ka tërhequr vëmendjen Agjencisë së Mbikqyrjes Policore për punën e dobët në vënien para ligjit të drejtuesve të policisë të kapur në shkelje.

“Sa drejtues e shefa Komisariatesh të Policisë së Shtetit janë kapur deri më sot me “presh në duar”?”- është pyetja që drejtoi Balla në prezencë të Ardi Veliut, duke ritheksuar standartin e dyfishtë të AMP në vendosjen para përgjegjësisë së shkelësve të ligjit.

Sipas Ballës, e vërteta që qëndron pas statistikave të AMP-së është se janë goditur shumë keqbërës të vegjël nën uniform dhe pak të mëdhenj, për të mos thënë aspak. Gjithashtu, Balla u shpreh se brenda policisë ka njerëz me uniformë që shesin kolegët e tyre duke u dhënë informacione sensitive kriminelëve.

“U përcillen kriminelëve informacione sensitive të punës. Brenda 10 ditësh nga sot, kodi etik do i lexohet cdo efektivi të policisë dhe do të vendoset në kornizë në cdo hyrje drejtorie dhe komisariati në Shqipëri. Në hyrje. Kodi Etik” tha ai.


Shtuar 17.07.2023 11:18