Naftëtaret e Ballshit në ditën e 19-të të grevës së urisë: Duam pagat tona, jo lëmosha
Ka nisur kështu dita e 19-të e grevës së urisë, dhe gratë naftëtare të Ballëshit, janë të vendosura se do i shkojnë deri në fund kësaj çështje.
Ndërsa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet, gratë shprehe se nuk kanë nevojë për lëmoshë por kërkojnë të marrin deri në 13
pagat e prapambetura.
“Jemi gra të lodhura nga hallet dhe puna nder vite dhe sot jemi në rrugë,
duam 13
pagat e fituara me drejtësi. Kemi hyrë pa lejen e bashkëshortëve dhe na mbështesin në këtë grevë. Sot është e hënë, mbani një seancë për gratë naftëtarë”,- shprehen gratë.
Kujtojmë se kryeministri u ka bërë thirrje të pushojnë grevën e më pas të flasin, por grevistet nuk kanë pranuar.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 11:01