Nafta noton në sipërfaqe, si po ndotet deti nga puset e papastruara
Pëlqej
Mbetjet hidrokarbure që dalin në sipërfaqe nga puset e papastruara të naftës bruto po shqetësojnë banorët e fshatit Zharrës.

Vetëm në territorin e fshatit që shtrihet në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz ndodhën 7 vatra të mbushura me naftë bruto, mbetjet e të cilave nëpërmjet kolektorit përfundojnë në det.

Familjet që banojnë pranë puseve të amortizuar, thonë se u rrezikohet jeta dhe se kompania Albpetrol, e cila i shfrytëzon duhet të bëjë mirëmbajtjen e tyre.

Gjendja është përkeqësuar edhe më shumë si rezultat i temperaturave të larta. Pak kohë më parë, disa familje u rrezikuan seriozisht si pasoje e zjarrit që përfshiu një pus nafte.

Ndotja e ajrit është vetëm një prej shqetësimeve të banorëve të Zharrzës pasi kjo zonë vuan edhe pasojat e lëkundjeve nga shpërthimet nëntokësore, dëmshpërblimin e të cilave ende nuk e kanë marrë. /TCH/
Shtuar më 12/07/2018, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori