Nadj: Rehn nuk i ka kerkuar Serbise ta pranoje Kosoven
Albeu.com
Përfaqësuesja e Komisarit evropian për zgjerimin, Oli Rehn, Kristina Nadj, ka deklaruar se në fjalimin e tij në Varshavë, Rehn nuk ka thënë se Serbia duhet ta pranojë vendimin e Kosovës për të qenë e pavarur.
Në një njoftim dërguar gazetarëve të akredituar në Komisionin Evropian, Nadj thotë se një deklaratë e tillë nuk figuron në verzionin zyrtar të fjalimit të Rehnit. Sipas saj, fjalimi i Rehnit dhe komunikata e Komisionit Evropian e tregojnë në mënyrë të qartë se Komisioni nuk është kompetent për të pranuar shtete. Mediat rajonale kanë cituar agjencinë shtetërore polake, PAP sipas së cilës Rehn i ka kërkuar Serbisë që ta pranojë vendimin e Kosovës për të qenë e pavarur.(rtk)
Shtuar më 26/10/2008, ora 19:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori