Naço vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar
Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Nasip Naço, po zhvillon një vizitë pune disa ditore në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Drejtësinë dhe Ministër për Burgjet dhe Rehabilitimin, Z. Jeremy Wright, për të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të hapjes së vitit Ligjor në Angli dhe Uells.


Në këtë ceremoni madhështore dhe shumë të rëndësishme për drejtësinë, e cila u zhvillua në Westminster Abey, merrnin pjesë gjyqtarët më të lartë dhe personalitete të shquar të fushës së drejtësisë nga Anglia, Uellsi dhe vende të tjera të BE-së.


Pas ceremonisë, Ministri Naço u prit në një takim të veçantë nga Zëvendës Sekretari i Shtetit për Drejtësinë dhe Ministër për Burgjet dhe Rehabilitimin, Z. Jeremy Wright. Gjatë takimit miqësor,u nënvizuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona. Ministri Naço falenderoi z. Wright për të gjithë ndihmën e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar për reformën në drejtësi dhe në veçanti, në fushat e sistemit penitenciar, të shërbimit të provës, të ekstradimeve, mbikqyrjes elektronike të shërbimit të burgjeve, si dhe ndihmës së dhënë në kuadër të bashkëpunimit me Dhomën e Avokatisë.
Ministri gjithashtu e informoi z.Wright mbi reformat që do të ndërmerren në institucionin që drejton, ku kryefjala e punës është lufta kundër korrupsionit. Ministri Naço solli në vëmendje domosdoshmërinë e reformave në gjyqësor, ndryshimet në legjislacion, nevojën për të marrë mendimin dhe asistencën e ekspertëve më të mirë të fushës, sidomos atyre britanikë, por pa dyshim edhe të Komisionit të Venecias. Duke bërë një paraqitje të objektivave prioritare që do të nisin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.


Nga ana e tij, Ministri Wrightthe se e konsideron bashkëpunimin në fushën e drejtësisë si të shkëlqyer dhe u shpreh optimist për ecurinë e mëtejshme të kësaj marrëdhënie. Ai e cilësoi këtë raport midis sektorit të drejtësisë së dy shteteve si prioritar dhe të rëndësishëm, duke premtuar se dy vendet tonat do të ecin në një rrugëtim të përbashkët. Z. Wright,gjithashtu, ritheksoi vlerësimin për procesin e integrimit të Shqipërisënë Bashkimin Europian.


“Mbretëria e Bashkuar do ta ketë gjithmonë prioritet Shqipërinë dhe do ta ndihmojëvazhdimisht në drejtim të procesit të integrimit europian të vendit, i cili mbetet prioriteti kryesor i të gjithë shqiptarëve.”- u shpreh Wright.
Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, zhvilloi edhe disa takime me drejtues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe takime në Royal Court of Justice. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori