Naço: Të shmangen vonesat e panevojshme në gjykim
Pëlqej
Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur në realizimin e reformave të cilat çojnë drejt konsolidimit të shtetit të së drejtës, rritjes së transparencës, përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të aktorëve të pushtetit gjyqësor.

Kështu u shpreh sot ministri i Drejtësisë, Nasip Naço gjatë një takimi të organizur nga USAID në Korçë, “Për një drejtësi pa vonesa”.

“Kodet tona të procedurës ngarkojnë gjykatat dhe gjyqtarët me përgjegjësinë për të garantuar që të gjithë palët në proces gjykimi të shmangin vonesat e panevojshme. Fatkeqësisht, sistemi i drejtësisë prej vitesh vuan sëmundjen e zvarritjes së proceseve gjyqësore. Në këtë kuptim ky projekt vjen si një sfidë ndaj këtij fenomeni, duke treguar se është e mundur të arrihet gjykimi i çështjeve në një kohë të shpejtë madje edhe pa ndryshime ligjore. Janë të patolerueshme rastet e zvarritjes së gjykimit të çështjeve deri në tre, katër apo pesë vjet, apo rastet e pushimit të çështjeve pas një apo dy vitesh gjykimi. Këto shembuj jo vetëm që ndikojnë drejtpërdrejtë në percetimin negativ të publikut të gjerë tek drejtësia, por edhe në mohimin e të drejtës së palëve për një proces të rregullt ligjor”, u shpreh Naço.

Sipas tij, planifikimi më i mirë i seancave gjyqësore, nëpërmjet konsultimit paraprak me palët, zbatimi rigoroz i sanksioneve ligjore të parashikuara për mungesat e pajustifikuara në seancat gjyqësore të palëve në gjykim, me qëllim zhvillimin normal të procesit gjyqësor.
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori