Gjatë mesditës, Naço është drejtuar në zyrën e Metës. Kjo lëvizje ndodhi vetëm një ditë pasi ai dha dorëheqjen si ministër. Nasip Naço është fotografuar teksa shkonte në zyrën e katit të tretë të kësaj godine, ku ndodhej kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Ish ministri i Drejtësisë ka qëndruar për rreth 30 minuta në takim me Metën dhe pastaj është larguar pa pranuar të flasë për mediat.
Një ditë më parë, ai i dërgoi një letër kreut të Qeverisë, Edi Rama, ku jepte dorëheqjen nga posti që mbante prej muajit shtator 2013. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2015,
ora 13:48