Naço shkarkon kryetaren e Përmbarimit në Vlorë
Pëlqej
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka shkarkuar mesditën e sotme kryetaren e Zyrës së Përmbarimit Vlorë, Algerta Fejzullai, e cila akuzohet për korrupsion.

Drejtoresha e Zyrës së Përmbarimit në Vlorë dhe një avokate u arrestuan para dy ditësh pasi morën 50 mijë lekë të reja për mosekzekutimin e një vendimi. Fejzullai është shkarkuar pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka krijuar favore të padrejta ndaj personave të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori