Vëllai iu arrestua për trafik droge, PD: Të shkarkohet kryebashkiaku socialist!

Vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrez Fran Tucit, përfaqësues i Partisë Socialiste, është arrestuar me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Njoftimin e ka bër të ditur për mediat, dega e Partisë Demokratike në Pukë.

“PS dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA PUKË:

Të nderuar qytetarë. Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar

Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë.

Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

Qytetarët e Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.

Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.


Shtuar 22.05.2020 16:24