Naco përplaset sërish me KLD-në
Ministri i Drejtësisë Nasip Naco akuzoi sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë së shfrytëzoi mungesën e tij për të futur në rendin e ditës së mbledhjes së sotme edhe emërime gjyqtarësh. Ministri sqaroi për mediat se i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shtynte këtë mbledhje për shkak të axhendës së tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga ky institucion.

Sipas ministrit Naço kjo nuk është situatë e panjohur për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai thotë se edhe në raste të tjera është shfrytëzuar mungesa e tij për të futur në rend dite çështje të tjera. Në orën 15:00 KLD pritet të mblidhet për masë disiplinore nga 3 gjyqtarëve.
Shtuar më 11/07/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori