Naço në Athinë, takon homologun grek
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço zhvilloi një vizitë në Athinë me ftesë të homologut të tij grek Haralambos Athanasiu. Ne fokus te bisedes midis dy zyrtareve te larte ishte bashkepunimi i vendeve tona ne fushen e drejtesise.

Palet rane dakort per ngritjen e nje komisoni te perbashket mbi mundesine e transferimit te te denuarve shqiptare dhe greke, nga burgjet greke, ne ato shqiptare dhe anasjelltas, per vuajtjen e denimit ne atdhe. Jashte bisedimeve nuk mbeti edhe reforma ne sistemin shqiptar te drejtesise, ku ministri Naço informoi homologun e tij grek per hapat e bere. Nga ana e tij, ministri grek Haralambos Athanasiu, shprehu perkrahjen e Athines zyrtare per reformen ne drejtesi. Athanasiu u shpreh se ministria qe ai drejton,eshte e gatshme te ofroje te gjithe ndihmen e nevojshme per reformen ne drejtesi,dhe permerisimin e infrastruktures ne sistemin shqiptar te drejtesise. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2014, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori