Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço akuzoi sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë se po ndjek një axhendë
personale për emërimet e magjistratëve, duke
shkelur kështu
ligjin.
Në një deklaratë për mediat, Naço deklaroi se 16 magjistratë janë paguar por nuk janë emëruar ende.
“KLD ka
shkelur ligjin, pasi ka ndjekur axhendë
personale me emërimet e gjyqëtarëve. I kam evidentuar edhe më parë shkelje e KLD. 16 magjistratë janë paguar por nuk janë emëruar.”-tha ministri Naço.
Gjatë kohëve të fundit përplasjet mes Ministrit Naço dhe KLD kanë qenë të vazhdueshme lidhur me emërimet dhe procedurat që ndjek ky institucion.
Shtuar më 26/09/2014,
ora 11:23