Sa i takon akuzave të parashtruara për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ministri Naço ka reaguar për
gjyqtarin Qani
Hasa, duke i bërë një kërkesë presidentit. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i ka kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që të pezullojë
gjyqtarin e akuzuar, kjo në respekt të ligjit. “Jemi të vendosur për të mos përjashtuar askënd nga ligji”, ka deklaruar Naço lidhur me këtë çështje.
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit, gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra për
gjyqtarin e Gjykatës së
Elbasanit, Qani
Hasa dhe për prokurorin e
Elbasanit, Pertef
Asllani.
“Nga hetimi ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin,
Hasa dhe
Asllani kanë paraqitur deklarime të rreme në formularin e deklarimit të pasurisë lidhur me aktin e shitjes së një apartamenti, i cili ishte në pronësi të shtetasit Pertef
Asllani dhe që nëpërmjet një kredie të butë nga Enti i Banesave në Elbasan, i është shitur shtetasit Qani
Hasa.
Nga hetimi rezultoi se
Hasa, me detyrën e gjyqtarit, ka përfituar një kredi të butë nga Enti i Banesave për blerje apartamenti në qytetin e
Elbasanit, pasi sipas legjislacionit në fuqi, i takonte për shkak se ushtronte funksionin në një qytet larg vendbanimit të tij të përhershëm (Tiranë)", thuhej në një deklaratë përcjellë për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2015,
ora 15:08