Naço: Do përmirësojmë reformat e lëna përgjysëm
Me ftesë zv/sekretarit të Drejtësisë Britanike, Jeremy Wright, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço po zhvillon një vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe.

Ministri Naco mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells. Zyra e shtypit informon se, Ministri Naço i parashtroi zv/sekretarit të drejtësisë, Wright prioritetet e punës së tij , vazhdimin e reformave në drejtësi dhe përmirësimin e atyre reformave të lëna përgjysmë.

Gjithashtu, zyra informon se , në takim janë detajuar edhe procedurat e transferimit të të dënurave shqiptarë në Angli.
Shtuar më 02/10/2013, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori