"Na sillni çadra", studentët ulen këmbëkryq para Kryeministrisë
Sot është dita e 10 e protestës së studentëve dhe ende nuk ëhstë arritur zgjidhja e 8 kërkesave të tyre.

Pasi kanë protestuar për orë të tëra para Kuvendit, studentët të gjithë së bashku janë mbledhur para Kryeministrisë, ku janë shprehur të vendosur ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

Disa prej studentëve kanë thënë se do ta kalojnë natën para Kryeministrisë dhe kanë bërë apel për qytetarët që tu dërgojnë batanije dhe çadra.

“Mbrëmë bëmë kërkesë për dru, sepse kishim ftohtë ndërsa një pjesë e qytetarëve u sensibilizuan për të na sjellë, por policia nuk ka lejuar për t’i ndezur. Çdo qeveri dhe çdo sistem ka barinjtë e tij, por nga ana e tjetër ka edhe kasapët e tij”, tha një studente. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori