Familja Ronaldo nis pushimet, Georgina “çmend rrjetin” me pozat provokuese (FOTO)

Familja e Cristiano Ronaldos është duke pushuar në ishullin e Sardenjës dhe partnerja e tij, Georgina Rodroguez ka çmendur” rrjetin me pozat e saj.

Familja Ronaldo u largua nga Riadi dhe Al Nasr dhe nisën pushimet në Evropë. Pas Italisë ata do të vijojnë pushimet në Spanjë dhe sigurisht në Portugali.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kalojnë shumë kohë me fëmijët dhe argëtohen së bashku në jahtin luksoz por kanë edhe kohë për njëri-tjetrin.

Georgina, të cilën Ronaldo e takoi kur luante për Real Madridin dhe ishte shitëse në një butik veshjesh, mbante veshur një palë bikini të vogla dhe u fotografua në mënyrë “provokuese” për të bërë bujë.

“Këto të pasmet janë të mrekullueshme”, ka shkruar një përdorues, ndërsa një tjetër ka komentuar: “Vepër arti”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

/albeu.com.