E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Na ke helmuar me gaz! Studentët e Durrësit surprizojnë Lleshajn
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pritur me protesta nga studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, të cilët e kanë akuzuar për helmim të protestuesve në gaz lotsjellës.

Lleshaj me Vangjush Dakon janë pritur tek hyrja e universitetit nga studentë me pankarta dhe maska kundërgaz, të cilët kanë thirrur "turp!turp"!

Lleshaj ka folur me disa prej tyre duke i pyetur se kush ishin ata që pengonin ministrin për aktivitete.

Debati
Lleshaj: Cfarë do doje prej meje?

Protestuesi: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret

Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë?

Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di

Lleshaj: Kush jeni ju?

Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz

Lleshaj: Duhet të komunikojmë

Protestuesit; Cfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj?

Protestuesit në kor: turp, turp, turp

Protestuesi tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin
Shtuar më 19/03/2019, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori