“Na jep 25 mijë euro ose të vrasim djalin”, në pranga dy shtetas në Lezhë
Policia e Lezhes ka vënë në pranga dy persona të cilët kërcënonin një person se do t’i vriste djalin nëse nuk u jepte 25 mijë euro.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Lezhë ku të arrestuarit janë Dodë Gjoka, 37 vjeç dhe Mark Çuku, 49 vjeç.

Këta persona, për një kohë të gjatë kërcënonin shtetasin me inicialet V.P. biznesmen, se do t’i vrisnin djalin nëse nuk u jepte 25 mijë euro.

V.P. njoftoi Policinë për rastin dhe inskenoi takimin me dy kërcënuesit të cilëve u tha se do t’ua jepte paratë.

Kur Gjoka dhe Çuku shkuan të merrnin 25 mijë eurot, ata u përballën me Policinë dhe u prangosën në vend./albeu.com/



Shtuar më 05/02/2017, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori