"Na hëngre shpirtin", Leonardi rrëfen momentin e fundit para vrasjes së prindërve
Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë 60 ditë arrest me burg për Leonard Nikën, i cili vrau prindërit dy ditë më parë. Gjatë marrjes në pyetje ai tregon sherrin e fundit me ta.

"Unë doja të kthehesha prapë në Itali, po nuk kisha para. Në darkë u thashë se më duheshin para për t’u kthyer në Itali, por prindërit më thanë se ‘nuk kemi’. Në mëngjes, gjithashtu u kërkova të m’i jepnin ato para. Ata nuk m’i dhanë. Më thanë ‘na hëngre shpirtin, vetëm kërkon’. Pastaj nuk mbaj mend gjë se çfarë ka ndodhur.

Edhe tani jam i turbullt, pasi kam probleme dhe prej disa kohësh kurohem me medikamente. Tani po e kuptoj çfarë ka ndodhur dhe më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi”, është shprehur 29-vjeçari"., mësohet të ketë thënë ai. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori