“Na e hoqe trurin me turkun”, revoltohet qytetari por ja si i përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është një nga politikanët më aktiv në facebook, ai nuk e përdor rrjetin social vetëm për të treguar për vizitat zyrtare, siç bërë edhe ditën e sotme, kur njoftoi nga fb që ndodhet në Turqi në një drekë me Erdogan. Por edhe per te replikuar me komentuesit, ishte pikërisht ky status që ka ngjallur reagime tek ndjekësit.

Mes gjithë komenteve, është koment i një qytetari të cilit Rama i ka kthyer edhe përgjigje. Qytetari ironizon kryeministrin se shumë shpejt edhe në Shqipëri do të flitet turqisht, duke parë investimet e shumta turke në vendin tonë.

Por nuk ka vonuar as replika e Ramës i cili po me ironi i thotë qytetarit që të mos shprehet sikur ka lindur përpara Ismail Qemalit. /Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 19:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori