Në Serbi kërkohet ndërprerja e vizitës së Ramës, ja reagimi i Vuçiçit
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike të Serbisë për ndërprerjen e vizitës së homologut të tij, Edi Rama pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës.

“Respektoj çdo parti politike, por nuk kam asnjë përgjigje sepse çdokush ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë… sepse nuk mund ta bëjmë këtë për Evropën Perëndimore, Amerikën dhe vende të tjera që kanë njohur Kosovën”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë duke folur për televizionin publik serb, Vuçiç u shpreh se, “Rama është një mik i nderuar i Serbisë dhe do të nderohet dhe respektohet në Nish”, ku nis nesër forumi i biznesi shqiptaro¬serb./Albeu.com/
Shtuar më 13/10/2016, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori