Në rast se PD humb zgjedhjet, a do t’i thotë Bregu “ik” Bashës?
Majlinda Bregu, e ftuar në “E Diell” me Adi Krastën në “Top-Channel” ka folur edhe për marrëdhëniet e saj me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Bregu ka sqaruar pse është kritike me Bashën pas çdo disfate, si edhe ka folur për ata që i servilosen kryetarit deri në momentin “që atij i rrëshket këmba”.

PJESE NGA INTERVISTA

Krasta: Nëse Basha nuk i fiton zgjedhjet dhe njëkohësisht nuk ndodhin disa gjëra të mira dhe të rëndësishme, ti do t’i thuash, në përfundim të procesit, do të gjesh kurajën për t’i thënë Basha ik?

Bregu: Ka pasur një debat të zhvilluar pas zgjedhjeve të Dibrës në Partinë Demokratike, i cili sigurisht u bë publik pastaj për ta qartësuar dhe për të hequr hijet e bëra unë po partë në Top Channel në një intervistë me Sokol Ballën dhe atë ditë kur diskutonim kam thënë një gjë në mbledhje të cilën nuk besoj se po bëj gabim që ta them këtu. Mund të ketë shumë njerëz dhe mund të ketë shumë zëra të cilët nuk mund të mos kenë besim ose që kanë besim dhe urojnë që PD të fitojë zgjedhjet, dhe ky është synimi i vetëm i një force politike. Pra, këtë radhë sigurisht për t’u përpjekur për një kauzë më të madhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por që sigurisht nesër të fitojë zgjedhjet.

Unë nuk do të doja që të llogaritesha në grupin e atyre njerëzve që për hir të faktit se duan ose kanë në një axhendë personale, t’i lenë gjërat pa thënë duke pritur që të mund të ketë ajo rrëshqitja e këmbës që më përmende pak më parë në minutë të fundit, për t’i thënë kryetarit të partisë, – e sheh se çfarë ndodhi, sepse ishte faji yt, e kështu me radhë. Jo, çfarëdo qëndrimi të ketë qenë i imi dhe besoj i kolegëve të mi që të kemi shprehur ka qenë për të ndihmuar PD-në të jetë më e fortë dhe sigurisht, Lulzim Bashën të jetë një kryetar shumë më i mirë i PD. Asnjë qellim tjetër dhe asgjë personale. Unë shpresoj shumë që ky të jetë qëndrimi i të gjithëve.

Krasta: E di ai?

Bregu: Gjithsecili i bën llogaritë me veten….

Krasta: …E dinë ata rreth tij?

Bregu:…Këto janë gjëra që janë thënë publikisht. Nuk më shqetëson asgjë përtej atyre që kam bindjen. Unë dua që Partia Demokratike të mbetet partia më e madhe e investimit të shqiptarëve në këtë vend. Të gjithë kanë kontributin e tyre për të mbajtur Partinë Demokratike në këmbë. Por është investimi i shqiptarëve. Në rast se shqiptarët nuk do të ishin ngritur për të kërkuar ndryshimin e sistemit dhe në rast se shqiptarët nuk do të kishin qenë të parët për të kërkuar ndryshimin…edhe ajo protesta e datës 18 nuk ishin vetëm njerëz të PD. Madje e kam thënë dhe e përsëris, një parti, sidomos në këto kushte siç është opozita shqiptare, nuk do të ishte kurrë në gjende të bënte një protestë aq të madhe në rast se nuk do të kishte pasur njerëz që ta ndiqnin./Albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori