Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka vënë në pranga shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se i arrestuari është Orest Qerimaj, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe kërkohej nga Interpol Tirana.

I riu është prangosur në kryeqytet, ndërsa kërkohej për “pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge”./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori