Kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal
Mziu ka hedhur sot poshtë akuzat për shpërdorim detyre në lidhje me punimet ne rrugën Valias-Laknas. Duke folur në seancën gjyqësore, ai u shpreh se
bashkia që ai drejton nuk ka
harxhuar asnjë lekë për këtë rrugë dhe se ende nuk është bërë asnjë prokurim për aksin Valias-Laknas.
“Kemi vepruar drejt për moslidhjen e kontratës. Kompania duhet të ndërtonte rrugën Valias-Laknas, e cila vazhdon të jetë e paprokuruar.
Bashkia nuk ka
harxhuar asnjë lek për këtë rrugë. Kompania që na kallëzon s’ka paraqitur dokumente”-deklaroi nga salla e gjyqit
Mziu.
Mziu dhe dy zyrtarët e bashkisë Bujar Loshi dhe Altis Hoti akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014,
ora 12:35