MZHUT aksion për pastrimin e bregdetit
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe pushtetin vendor në aksion për pastrimin e vijës bregdetare nga Semani deri në Sarandë.



Aksioni fillon në orën 9.00 dhe do të vazhdojë deri sa zona të jetë pastruar.


Në zonën bregdetare Seman-Vlorë-Radhimë-Orikum, aksioni i pastrimit do të bëhet në 24 maj.
pastrimin e plazhit të Vlorës, me gjatësi 14.3 km do të angazhohen 150 efektivë ushtarakë, 40 punonjës nga pushteti vendor dhe specialistë të AKB, 3 kamionë nga pushteti vendor dhe 2 kamionë nga Forcat e Armatosura. Vendgrumbullimi i mbetjeve do të bëhet çdo 1 km përgjatë vijës bregdetare.


pastrimin e plazhit të Zvërnecit me gjatësi vije bregdetare 2.6 km do të angazhohen 100 forca të ushtrisë dhe 1 kamion.
pastrimin e plazhit të Radhimës me gjatësi 6.1 km do të angazhohen 150 forca nga strukturat e ushtrisë, 2 kamionë dhe 10 punonjës nga Bashkia e Orikumit.
Për pastrimin e plazhit të Orikumit , me gjatësi vije bregdetare 4.6 km do të angazhohen 150 efektivë ushtarakë, 10 punonjës nga Bashkia Orikum dhe 2 kamionë. Vendgrumbullimi i mbetjeve do të bëhet çdo 1 km përgjatë vijës bregdetare.
pastrimin e zonës Himarë-Piqeras-Borsh-Lukovë-Sarandë, aksioni do të zhvillohet në dy ditë, 24 dhe 25 maj.
Pastrimi i plazhit Dhërmi –Jalë me gjatësi 20 kilometra do të përfshijë 100 forca ushtarake , 1 kamion dhe 10 punonjës të pushtetit vendor. Inertet do të depozitohen në Qafë Vishë.
Pastrimi i plazhit të Palasës me gjatësi vije bregdetare 4.1 km, do të angazhojë 100 efektivë ushtarakë, 1 kamion dhe vendgrumbullimi i mbetjeve do të bëhet çdo 500 metra.
Pastrimi i Plazhit të Himarës , me gjatë 1.9 kilometër , do të angazhojë 100 forca të ushtrisë , 1 kamion dhe 10 persona.
Pastrimi i Plazhit në Qeparo, me gjatë 1.6 km do të përfshijë 80 forca të ushtrisë dhe vendgrumbullimi i mbetjeve do të bëhet çdo 500 m.
Pastrimi i plazhit Borsh, me gjatë 4.7 km do të përfshijë 100 efektiva ushtarakë.
Pastrimi i Plazhit Ksamil , me gjatësi 2.7 km do të angazhojë 100 persona.
Pastrimi i Plazhit Sarandë, me gjatësi 2.7 km do të angazhojë 150 persona dhe 2 kamionë.
Shtuar më 23/05/2014, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori