Myslymi i Lulit i hap luftë medias: Mender gaz..arë!

Pëlqej
Kritikat dhe fjalori i papërshtatshëm i deputetit të partisë demokratike Myslym Murrizit, kundrejt RENEA-s shkaktoi një pakënaqësi në tërë median, që e quajti të pavend komentin e demokratit.

Por ai ka reaguar ashpwr për këtë sulm, duke shtuar agresivitetin në fjalorin e përdorur këtë herë drejt gazetarëve.

Postimi i plotë:

Dy fjale per ata mender gazetare, qe jane rrevoltuar me shume nga nga postimi im, sesa nga vrasja e ngelur ne tentave,ne krevatin e tij, ne shtepine e tij ne oren 4:00 te mengjesit te nje qytetari 77 vjeç nga fshati Remas qe quhet Haxhi Lika.

Une nuk di se si quhen ndryshe ata qe me uniforme ose pa uniforme, me makina civile apo makina te blinduara te policise, me maska apo pa maska, me kallash apo me snajper, gjuajne shtepite e qytetareve ne gjume dhe hallexhinj????

Po keni ju mender gazetare, ndonje emer tjeter, ma thoni se po i terheq ato qe une i kam vene ketij rasti flagrant kriminal.

Cilado te jete sebepi, shkaku ose aresyea e justifikimit bajat pas ngjarjes.

Kush eshte ndryshimi mes dy ngjarjeve brenda 20 diteve ku u gjuajt me kallash shtepia e gazetares se nderuar Klodiana Lala , por zoti i ruajti per mrekulli familjaret dhe feminjet e SAJ, dhe gjuatjes me 3 plumba sot ne mengjes te shtepise se Haxhi Likes, por qe njeri plumb goditi fatkeqin???

Per mua te dyja ngjarjet jane penale dhe duan hetim pa ngarkesa “ romantike” ne favor te gjuajteseve me uniforme apo makina te blinduara.

Policia kur shkon ne aksion, nuk konsiderohet se ka dale per gjah, dhe ne vend te “ gjahut” qellon ke te mundi.

Une nuk dua ta besoj deklaraten e policise 8 ore pas ngjarjes , se ne banesen e Haxhiut paskan qene fshehur dy persona te shpallur ne kerkim.

Sepse nese kjo eshte e vertete, sipas tyre, atehere ngjarja eshte akoma me e rende sesa nje brutalitet banditesk i momentit.

Kjo e ben policine apsolutisht bashkepuntore me kriminelet.

Kur e gjithe lagja ishte e rrethuar, shtepia e Haxhiut po se po, dhe asnjeri prej te shume kerkuareve nuk eshte kapur, a mund te me thoni se kush i lajmeroi kriminelet qe te iknin???

Kush tjeter kishte informacion per kete aksion “ blic” te forcave renea???

Nese te shume kerkuarit kane ikur para se te mberrinte renea, a eshte kjo nje objekt hetimi se kush nga renea eshte bashkepuntore i krimineleve???

Nese ata kane qene aty edhe kur ka mberritur renea, atehere kur i gjith fshati ka qene ne gjume, dhe lagja e rrethuar, kush i mbrojti kriminelet qe nuk u arrestuan???

Edhe nese informacioni ka qene i rreme, perseri po pyes, çeshte kjo skuader speciale qe leviz me llafe mejhanesh???

Sepse nuk dua ta besoj me te keqen, qe dy te shume kerkuarit mund te jene nxjere nga
“ rrethimi” nga vete blindat e RENEAS!!!!

Policia e shtetit ka nder radhet e saj mbi 11 mij efektive, te cilet jane perdorur si mish per top jo rralle here nga politika.

Por prej 5 vitesh po perdoren nga krimi, bandat dhe banditet qe i sherbejne vetem kupoles se mafies qe komandon shtetin, dhe ka kapur prej fyti qeverine.

Ju mender gazetare te revoltuar, a mund te me thoni se sa drejtues policie, komisar, kryekomisar, nenkomisar etj jane shpallur ne kerkim dhe nuk jane “ kapur” si trafikant, bandite ose sherbetore e bashkepuntore te grupeve kriminale???

Une njoh me qindra punonjes policie, te ndershem, korrekt dhe profesionist, dhe me bindje theksoj se te tille jane me minjera, por apsolutisht njoh me emra dhe me fakte e dokumenta te faktuar edhe nga sherbimet ,mbi 200 drejtues te larte te kesaj trupe, te inkriminuar dhe nen vartesine e bandave dhe krimineleve.

Keta jane realisht kapot e krimit ne kete vend.

Per kete kategori, kurre nuk do te perdore asnje emer tjeter, veçse bandite, trafikante, kriminele dhe bastarde me grada dhe me uniforme.

E nuk me bie ndermend fare se çfare mund te shkruajne, komentojne apo analizojne, sherbetore te mjere dhe lehes me pagese, qe per turpin e profesionit te nderuar te GAZETARIT, mbajne mender emrin gazet......ARE.

Turp per kete kategori te mjeresh qe mbrojne nje ngjarje kriminale ndaj nje fakiri fatkeq, qe nuk ka para te paguaj asnje “ lehes” ne favor te hallit qe e gjeti ne mes te nates, ne gjume dhe ne krevat te tij brenda dhomes ku mendonte se kurre nuk mund tia rrezikonte jeten plumbi i “ shtetit”. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori