Myslym Murrizi nuk dorëzoi mandatin, flet Berisha
Lulzim Basha e dorëzoi personalisht në Kuvend zarfin me firmat e deputetëve, të cilët lanë zyrtarisht mandatin, por nuk preferoi të japë detaje për deputetët të cilët nuk iu bindën.

Në zarfin që mbante në dorë kryedemokrati mungoi emri i deputetit të Qarkut Fier, Myslym Murrizi, i cili deklaroi më pas se nuk ka ndërmend ta lërë mandatin.

Në listën e demokratëve mungoi edhe firma e Rudina Hajdarit, e cila prej ditësh ndodhet në Amerikë. Vajza e ish-liderit të dhjetorit ka lënë pezull një përgjigje nëse do ndjekë apo jo kolegët në hapin ekstrem.

Por çfarë mendon, ish lideri i PD-së për këtë refuzim?

"Asnjë komunikim nuk kam me asnjë njeri. Ka një vendim politik, unanim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ka një vendim politik unanim të Kryesisë, të Forumit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe këto janë ligji që ka mbështetje të plotë totale", iu përgjigj ai gazetarëve kur e pyetën për Murrizin.
Shtuar më 22/02/2019, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori