Myslym Murrizi drejton seancën plenare, batuta në sallë
Mos djegia e mandatit të PD-së po i prin për mbarë Myslym Murrizit duke i emëruar pak kohë më parë edhe si nënkryetar i Kuvendit. Ai zëvendësoi Edi Palokën pasi opozita doli nga Kuvendi dhe dogji mandatet.

Nisur nga kjo detyrë dhe mungesa e Gramoz Ruçit, Murrizi mori drejtimin e seancës plenare.

Që në minutat e para në drejtimin e seancës, Murrizi shkëmbeu batuta me Ralf Gjonin.

"Sipas regullores së Kuvendit nuk lejohet replikë për replikë, megjithatë ke fatin që është seanca e parë që drejtoj unë", tha Murrizi.

"Ju falenderoj zoti Murrizi dhe ju uroj suksese në punën tuaj të re që përfaqësoni opozitën në këtë Parlament', ia ktheu Gjoni.
Shtuar më 30/05/2019, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori