Myslimanët shqiptar ngrenë flamurin e Skënderbeut në mes të Arabisë Saudite (FOTO LAJM)

Ishte një debat i nxitur për qëllime të caktuara ai i djeshmi në lidhje me mbulimin ose jo të bustit të Gjergj Kastriot Skëndërbeut gjatë faljes së Kurban Bajramit, i cili në vetvete tregoi se sa e brishte është harmonia fetare në Shqipëri, për të cilën krenohemi.

Mjaftuam disa postime në Facebook dhe ndonjë koment anti-mysliman dhe anti-shqiptar me gjuhën e ISIS-it në media nga të ashtuquajtur analistë për të prishur dje festën e myslimanëve.

Megjithatë, një pjesë e tyre kanë bërë një akt simbolik gjatë ditës së djeshme duke krye ritualin e Haxhit në Mekë.

Në fotot e publikuara nga teologu Fatrit Beqiri, duket grupi i haxhinjve shqiptarë kanë ngritur flamurin e Skëndërbeut në mes të Mekës duke përshendetur Shqipërinë ndërkohë që uruan edhe Kurban Bajramin. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori