Myslimanët festojnë Kurban Bajramin (FOTO LAJM)

Besimtarët myslimanë kanë festuar sot Kurban Bajramin. Ashtu si çdo vit besimtarët mijëra besimtarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në ceremoninë e drejtuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptarë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, ku së bashku me besimtarët kanë kryer rritin e faljes dhe kanë uruar gjithë myslimanët për një festë të mbarë.

Me këtë rast policia kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve për të krijuar kushtet e nevojshme për qytetarët të cilët do të falnin namazin.

Të pranishëm ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman dhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Kjo festë bashkon të gjithë besimtarët myslimanë të të gjitha sekteve, por ka ndarë besimtarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë me ata të Kosovës.

Kjo për shkak se përfaqësuesit e komunitetit mysliman të Kosovës kanë vendosur të kremtojnë këtë festë me datë 26 tetor, ditë në të cilën e feston edhe Arabia Saudite ndërsa Shqipëria së bashku me Maqedoninë ka pranuar ditën e përcaktuar nga Turqia.

Kjo festë paraqet në mënyrë simbolike sakrificën e besimtarëve ndaj porosive të Profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët të cilët kanë mundësi financiare, bëjnë kurban kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve. Riti i kësaj feste është vizita tek njëri-tjetri. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2012, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori