Nuk vendosi karantinë, Suedia ia hedh paq me COVID-19: 1 javë pa asnjë viktimë!

Suedia nuk ka raportuar asnjë vdekje nga Covid-19 për më shumë se një javë, tregojnë të dhënat nga Agjencia e Shéndetit Publik të vendit.

Sipas të dhënave të Agjencisë Suedeze të Shéndetit Publik, të përditësuara për herë të fundit të hënën, rasti me fatálitet i fundit u regjistrua më 23 gusht.

SNN shkruan se në 24 orët e kaluara, vendi ka raportuar 43 raste të reja me Covid-19.

Suedia është veçuar për mënyrën e qasjes ndaj pandemisë, e cila vendosi kufizime të lehta në jetën e përditshme të qytetarëve, ndryshe nga shtetet e tjera evropiane.

Në total, vendi ka raportuar 5,808 vdékje nga korónavirusi. Numri i vdékjeve për milion në vend është shumë më i lartë se disa nga shtetet fqinje, me dendësi të ngjashme të popullsisë, përkatësisht Danimarka (107.73), Finlanda (60.46), Norvegjia (48.7) ose Estonia (48.25).


Shtuar 31.08.2020 17:59