Myftiu Tërnava kërkon nga institucionet që të respektojnë vlerat islame të populli tonë
Pëlqej
Albeu.com
Mbrëmë në amfiteatrin e medresesë së mesme "Alauddin" të Prishtinës, myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ka bashkëbiseduar me një grup studentësh të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës.Fillimisht Myftiu Tërnava u ka folur studentëve për historikun, organizimin dhe shtrirjen e Bashkësisë Islame, si dhe me gjendjen, projektet dhe objektivat e saj.
"Gjatë kohës së okupimit të Kosovës 89 99 ne si bashkësi krahas kontributeve jemi angazhuar që të krijojmë mundësi për edukimin dhe shkollim e brezit të ri, madje për këtë qëllim e tërë infrastruktura jonë ka qenë në dispozicion të institucioneve arsimore të Kosovës duke filluar nga sistemi fillor deri tek ai universitar. Edhe tani Bashkësia Islame e Kosovës kushtoj rëndësi të veçantë edukimit të brezit të ri", tha Tërnava.
Më tutje myftiu Tërnava tha se Bashkësia Islame është institucion i konsoliduar dhe i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucion në Kosovë është është e përkushtuar që të krijojë kushte për zhvillimin e jetës fetare në vend.
Më pas myftiu Tërnva është përgjigjur në pyetjet e studentëve.
Duke u përgjigjur në pyetjen përkitazi me cungimin e të drejtës e kryerjes së riteve fetare në institucionet publike, myftiu Tërnava tha se "veprime e ndërmarra nga ana e disa institucioneve tona janë të ngutshme dhe pa as një bazë ligjore siç është rasti në Bibliotekën kombëtare, pastaj problematizimi i mbulesës si për nxënëse ashtu edhe për mësuese". Prandaj, tha ai, Kryesia ka takuar zyrtarët vendorë e ndërkombëtarë e presim që edhe këto shqetësime tona të përfundojnë si duhet.
"Ne jemi këtu që të kontribuojmë për një shoqëri me vlera, por kërkojmë nga institucionet tona që të respektojnë vlerat islame të populli tonë. Mjaft kemi qenë të denigruar e të shtypur nga pushtetet e kaluara, tani ne nuk duhet që të kemi hipoteka por duhet që të ndërtojmë një shoqëri të lirë, tolerante e demokratike", tha pos të tjerash myftiu Tërnava, thuhet në një njoftim të BI nga ky takim. qik
Shtuar më 27/05/2005, ora 15:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori