Myftinia e Shkodres: Moisiu t’i kerkoje falje publike besimtareve myslimane
Albeu.com
Myftinia e Shkodres dhe perfaqesia e myslimaneve te veriut kane reaguar ndaj deklarates se presidentit Alfred Moisiu gjate nje leksioni mbi tolerancen fetare te popullit shqiptar ne universitetin e Oksfordit  ne Angli duke i bere thirrje qe t`u kerkoje falje publike besimtareve myslimane ne Shqiperi.“ I kerkojme presidentit te Shqiperise qe te reagoje ashtu sic i takon nje shqiptari te vertete sidomos si president duke i kerkuar falje publike muslimaneve shqiptare te cilet jane ndjere teper te ofenduar dhe keqperfaqesuar prej tij. Ne i garantojme presidentit se nje veprim i tille nuk do ta ule ate, por perkundrazi do ta nderonte ate dhe gjithe popullin shqiptar” tha zedhenesi i myftinise se Shkodres Arben Halluni.

Reagimi i myslimaneve te veriut, lidhet kryesisht me nje pjese te fjales se presidentit, ku ai thote se islami ne Shqiperi nuk eshte fe burimore dhe se tek çdo shqiptar, pak po te germosh, do te zbulosh thelbin e tij te krishtere. “Deklaratat e presidentit te republikes cenojne vlerat e tolerances dhe bashkejeteses shqiptare te cilat nuk jane te importuara nga jashte, por jane trashegimi e te pareve tane mbi baza islame” theksoi me tej Halluni.
 Deklarata e myftinise se Shkodres eshte derguar ne komunitetin musliman te Shqiperise per t`u percjelle me pas edhe ne presidence. news24
Shtuar më 17/11/2005, ora 20:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori