Myftinia Durrës padit Bashkinë
Myftinia Durrës do të padisë bashkinë e këtij qyteti për shkak të shkeljs së një marrëveshjeje. Shkak për këtë padi është bërë një ekspozitë të hapur në ambientet e galerisë së arteve të qytetit, që ndodhet pranë xhamisë.

“Ekspozita e piktorit dhe skulptorit, Mustafa Biduli është e papranueshme", deklaroi për mediat vizive Myftiu i Durrësit, Redi Quku.

Myftinia tha gjithashtu se bashkia ka prishur marrëveshjen, sipas të cilës kjo ekspozitë nuk do të hapej në këto ambiente pranë xhamisë.

Bëhet fjalë për ekspozitën e piktorit Mustafa Biduli me skulptura dhe punime në dru e cila përmban në total 50 punime të cilat autori i ka krijuar në 35 vite, mes tyre ka edhe piktura nudo. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2011, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori