Muzika përhap COVID-19? Pas Klosit, reagon edhe Nard Ndoka
Ish-deputeti Nard Ndoka ka komentuar deklaratën e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, i cili u shpreh se pandemia e koronavirusit shpërndahej nga valët e muzikës.

I ftuar në Report Tv, Ndoka me humor shtoi se muzika edhe të merr mendjen, ndërkohë që më pas bëri edhe shpjegimin se çfarë kishte dashur që të thoshte ministri.

Muzika i humb edhe mendjen njerëzve, por është një rrezik potencial përtej batutës. Grumbullimi është një problem jo muzika në vetevete, por ajo sjell grumbullim.

Ndalimi i muzikës është një standard që ndiqet edhe në botë dhe ne po e kopjojmë, pasi ne nuk kemi shkencë. Shpesh ne kopjimin e kemi të keq,”– tha Ndoka.

Ditën e djeshme, ministri Klosi tha se valët e muzikës përhapnin koronavirusin, ndaj qeveria kishte ndaluar muzikën.

Shtuar më 01/10/2020, ora 21:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori