Aksident në Korçë, makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident është raportuar në Dvoran të Korçës. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor. Sipas informacioneve bëhet me dije se nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, 56-vjeçari M.Z., i cili ka marrë plagë në krahë dhe në këmbë.

I plagosuri është shoqëruar nga policia për procedura të mëtejshme hetimore. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 19.07.2023 21:08