Pësoi infarkt, humb jetën 55-vjeçari në plazhin e Darëzezës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Darëzezës në Fier.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 13:10, në plazhin e Darëzezës, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit, shtetasi A. S., 55 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes./Albeu.com/


Shtuar 20.08.2023 14:22