Mustafaj zbulon arsyet pse Bregu refuzoi postin te kabineti "Rama 2"
Pëlqej
Besnik Mustafaj, një nga kritikët më të mëdhenj të Bashës në PD, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ka folur për aktualitetin politik në vend, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Ndërsa foli për një opozitë të dobët, ai komentoi edhe zërat që qarkulluan për Majlinda Bregun, të cilës mund t’i besohej Ministria e Integrimit në kabinetin qeveritar “Rama 2”.

Sipas tij, kjo e fundit mund ta ketë refuzuar vetë një post të tillë. “Zonja Bregu është një personalitet i ardhur në PD në mënyrë aktive nëpërmjet KOP ku u përpoqëm të tërheqim njerëz teknicienë, përfshi edhe Bashën. Falë aftësive të saj, s’do ishte e çuditshme të kishte edhe poste në qeveri të tjera.

Pra, ajo ka treguar profil të lartë të njeriut që di të bëjë punë. Fakti që nuk u bë pjesë e qeverisë mendoj që ka qënë vendim i saj, se zonja Bregu është pozicionuar qartë tek PD, ose jashtë politikës. Nuk kam parë tek ajo prirje për kompromis me PS apo qeverinë e majtë”, u shpreh Mustafaj. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori