Mustafaj synon kreun e PD-së në Tiranë
Albeu.com
Ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur lëvizjen e tij të re brenda partisë më të madhe. Ai ka shfaqur ambicien e tij për të drejtuar Partinë Demokratike në Tiranë."Fushata në PD është hapur dhe unë do jem i involvuar brenda saj, duke garuar për pozicionin e kreut të degës PD, Tiranë”, ka thënë Mustafaj.

Humbja e Sokol Olldashit më 18 shkurt të 2007-ës përballë Edi Ramës do ta largojë këtë të fundit nga drejtimi i kryesisë së degës së kryeqytetit dhe do të hapë garën për deputetët e tjerë, njoftojnë mediat shqiptare.

Një tjetër demokrat që ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për postin e kryetarit të degës në Tiranë, sipas mediave shqiptare, është edhe Edi Paloka.

Fushata elektorale përballë kampeve rivale ka nisur tashmë të marrë zhvillime të reja jo vetëm mbi aleancat, por edhe nga brenda strukturave të partive të cilat po mendojnë për zgjedhjet e qershorit 2009.
Shtuar më 06/09/2008, ora 17:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori