Mustafaj: Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme
Albeu.com
"Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme", tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, gjatë vizitës në Bruksel. Në takimet me zyrtarë të lartë të BE-së dhe të NATO-s, ai mbrojti tezën se zgjidhja më e mirë është pavarësia e kushtëzuar, sipas modelit të Austrisë pas Luftës së Dytë Botërore.Mustafaj i ka siguruar zyrtarët në Bruksel se kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i paprekshëm. "Kjo vlen vetëm kur flasim për tërësinë territoriale të Kosovës. Nëse dikush tenton ta copëtojë vendin, sidomos veriun e Kosovës, atëherë nuk ka më garancione" tha Mustafaj, i cili përfundoi vizitën triditore në Bruksel.
Shtuar më 27/10/2005, ora 20:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori