Vranësira dhe reshje të pakta shiu në mbarë vendin, çfarë parashikon moti për sot

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu mbizotërojnë motin në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat jugore. Sipas Meteoalb herë pas here do ketë edhe kthjellime. Parashikohet kushtet e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të pakta të mbetet gjatë gjithë ditës së martë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19 °C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h Jugor duke gjeneruar ne brigjet  detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Moti në republikën e Kosovës paraqitet me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu gjatë gjithë ditës, herë pas here do ketë pauzë të reshjeve dhe intervale me kthjellime. Edhe nata vijon pothuajse njësoj. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 3 deri në 11 gradë Celsius.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta shiu në gjithë Maqedoninë e Veriut. Por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave duke rrezikuar në zonat kufitare me territorin shqiptar edhe reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që moti i paqëndrueshëm të vijojë edhe orët e natës.

Rajoni dhe Evropa

Thuajse i gjithë kontinentit Evropian vijon në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku reshjet e shiut mbizotërojnë pellgun e Mesdheut dhe Evropën Qendrore ndërsa Evropa veriore do ketë reshje dëbore dhe temperatura të ulëta. Por kthjellimet dominojnë vetëm Evropën Lindore.


Shtuar 28.12.2021 08:12