Mustafaj komenton kritikat e Berishës ndaj Bashës: Ka dhënë sinjale edhe më parë
Pëlqej
Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, ka folur për situatën në këtë parti, një ditë pasi ish-kryetari historik i kësaj force politike, Sali Berisha, ka shprehur rezervat e tij.

Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Mustafaj u shpreh se, Berisha ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës brenda partisë.
Mustafaj nuk e quan shpërthim ndaj situatës, reagimin e ish-kreut të PD-së ndaj listës së Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit, por thotë se ai ka shprehur pakënaqësitë e tij.

Berisha ishte i pakënaqur me listat, me rezultatet në zgjedhje, me mënyrën sesi janë menaxhuar gjërat, dhe qëndrimin në Parlament, e se fundmi me votimin e Ruçit në Kuvend.

Kanë qenë disa momente ku Berisha ka dhënë sinjale se ishte i pakënaqur me atë se çka po ndodh, dhe ishte e pritshme që të bënte një analizë. Pra Berisha bën një analizë të përgjithshme, nuk merret me problemet e partisë. Duhet të them se Berisha nuk thotë publikisht të pavërteta”, u shpreh Mustafaj.

Më tej, ai tha se baza e Partisë Demokratike është thellësisht e pakënaqur nga Basha, i cili sipas tyre nuk po reflekton lidhur me situatën brenda në parti, por edhe për rezultatet që ajo ka marrë.
Mustafaj tha se opozita aktuale është në gjendje të dobët dhe e ka të vështirë të luajë rolin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori