Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka apeluar ndaj ish-kryeministrit
Berisha që të largohet nga politika. Gjatë një interviste ai ka dhënë edhe një këshillë për Lulzim Bashën, i cili sipas tij, duhet t'i tregojë kufirin Berishës.
"
Berisha ka deklaruar se nuk ndërhyn, por njëkohësisht mendoj se Basha duke mos qenë pjesë e lidershipit të historisë së PD qysh në fillim, dhe personalitetin e fortë, Basha ka kompleksin e historisë siç e kanë krejt te rinjtë.
Por më shumë se kompleks ka qenë ndikim i një marrëdhënie dhe respekti të ekzagjeruar nga ana e
Bashës. Unë
Bashës i kam sugjeruar që duhet t’i tregojë kufirin Berishës.
Unë nuk besoj se njerëzit duhet të largohen vetë nga politika. Kur e kanë kryer ciklin e tyre, duhet t’i tregohet vendi me votë dhe nga lidershipi i ri.
Fakt është se
Berisha ka bërë opozitë të fortë, ka qenë kompensim i madh për cilesinë e grupit parlamentar. Ka pas një ndikim në disa momente kyçe, le të kujtojmë këtu denoncime të mëdha që ka bërë dhe forca goditëse i ka shërbyer rolit që ka opozita.
Nuk jam në gjendje t’i them
Bashës nëqoftëse duhet të jetë
Berisha në listat e reja.
Nëqoftëse nuk do jetë, me kë do ta zëvendësojë,
nëqoftëse do të jetë si do mbahet nën kontroll.
Janë gjëra qe duhet t’i zgjedh kryetari", thotë ai. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017,
ora 10:05