Mustafaj : Kosova ka nevojë për t'u ndihmuar sidomos pas pavarësisë
Albeu.com
Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj tha dje se Kosova ka nevojë për t'u ndihmuar, sidomos pasi të bëhet e pavarur.

Mustafaj u takua me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Dimitri Rupel dhe me Koordinatorin Special të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek. Sipas Mustafajt, në takimin me ministrin slloven Rupel u tha se "procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës duhet të përfundojë sa më shpejt dhe Kosova ka nevojë për mbështetje, sidomos pas pavarësisë, për të ngritur shtetin ligjor dhe zhvilluar ekonominë".

{nl}

Ministrat Mustafaj dhe Rupel thanë se kanë pikëpamje të njëjta "në lidhje me procesin drejt pavarësisë së Kosovës" dhe shprehën "nevojën e mbështetjes nga vendet e rajonit të këtij procesi, për të siguruar stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj". Mandej, ministri Mustafaj bisedoi me koordinatorin Busek duke thënë se Shqipëria ka qenë dhe mbetet aktivisht e angazhuar në nismat shumëpalëshe rajonale dhe do të jetë aktive dhe "do të thellojë bashkëpunimin në fushat tashmë të përcaktuara si parësore ; luftën kundër krimit të organizuar, krijimin e hapësirave të lira tregtare dhe funksionimin e tregut energjetik". Në takimin me koordinatorin Busek, ministri Mustafaj tha se Pakti i Stabilitetit ka qenë shumë i rëndësishëm dhe me rol shumë të madh për sukseset në forcimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe në ekonomi. rtk

Shtuar më 25/11/2006, ora 12:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori